Armir Lleshi, 30 vjeç është vënë në pranga nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar me thikë 3 anëtarët e familjes së tij. Mësohet se 30-vjeçari, kishte dhunuar dy motrat e tij dhe babain. Po ashtu, i kishte kërcënuar familjarët e tij me thikë.
Thika u sekuestrua ndërsa policia veproi pasi kallëzimit të një prej motrave të autorit. Ajo ka deklaruar në polici se i vëllai ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./GSh