Dhunuan 43-vjeçarin me aftësi ndryshe! Dalin pamjet, momenti kur të rinjtë e godasin brutalisht në mes të rrugës!

Disa ditë më parë në qytetin e Lushnjes, një 43-vjeçar i identifikuar si Fabjol Hysi është dhunuar brutalisht nga dy të rinj pasi ka dalë nga ambientet e xhamisë.


Emisioni “Në Shënjestër” në News 24 ka transmetuar pamjet ekskluzive të kamerave të sigurisë në zonë të cilat kanë fiksuar momentet e dhunës brutale të dy të rinjve Irdi Nasufi dhe 23-vjeçarit Enea Korreshi.

Në video shfaqen momentet kur të rinjtë i afrohen 43-vjeçarit Hysi, i cili nuk mund të flasë apo të dëgjojë.

Të rinjtë kanë pretenduar se Hysi i ka ofenduar, por pikërisht për shkak të situatës së tij shëndetësore deklaratat e tyre janë vendosur në dyshim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme