Efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e 3 të rinjve të shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tyre.
Policia ka dyshime se pas ngjarjes së rëndë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku mund të jenë larguar jashtë Tiranë.
Gjithashtu ka dyshime se mund të tentojnë të ikin nga Shqipëria ndaj kontrollet janë shtrirë në qytete te ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi), si dhe në Kukës pranë pikës doganore.
Policia u ka dërguar fotot dhe emrat çdo pike kufitare të personave të shpallur në kërkim.