Di Maria konfirmon mosvazhdimin e kontratës me Juventusin

‘Largohem me shije të hidhur’ – Di Maria konfirmon mosvazhdimin e kontratës me Juventusin

Angel Di Maria ka konfrimuar se nuk do t’i vazhdohet kontrata me Juventusin duke u thënë lamtumirë tifozëve të klubit italian.

“Kam ardhur në fund të një periudhë të vështirë dhe të komplikuar. Largohem me mendje të qetë se kam dhënë gjithçka nga vetja për klubin në përpjekje për të fituar tituj, por nuk ishte e mundshme”.

“Largohem me shije të hidhur duke mos arritur sukses, por me gëzimin që kam pasur me vete shumë miq në zhveshtoren e mrekullueshme ku kam qenë pjesë”.

“Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve të mi për dashurinë që më treguan që nga dita e parë, jam ndier gjithmonë si në shtëpinë time. I përshëndes të gjithë juventinët për dashurinë e tyre të përditshme.

“Një përqafim i madh. Do t’ju mbaj në zemrën time”, shkruan mes tjerash në postimin e argjentinasit në Instagram.

35-vjeçari iu bashkua Juventusit në verën e kaluar si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini duke nënshkruan kontratë njëvjeçare.

Di Maria ka regjistruar 40 paraqitje me fanellën e Zonjës së Vjetër në të gjitha garat duke shënuar tetë gola dhe duke prodhuar shtatë asistime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme