Dialogu Kosovë-Serbi, Ischinger: Do të ishte mirë që sugjerimi i vitit 2007, modeli i dy Gjermanive të zbatohej përfundimisht

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wolfgang Ischinger ka reaguar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa theksoi se do të ishte mirë po të merrej parasysh sugjerimi i tyre i vitit 2007.

Ischinger në një postim në Twitter në të cilën ka shpërndarë edhe një shkrim të “Frankfurter Algemeine Zeitung” (FAZ) lidhur me dialogun, thotë sugjerimi i vitit 2007, bazuar në modelin e dy Gjermanive përjashton çështjen e statusit, ndërsa zgjidh çështjet praktike.

“Do të ishte mirë që sugjerimi ynë i vitit 2007 të zbatohej përfundimisht: Modeli Gjermani-Gjermani përjashton çështjet e statusit, zgjidh çështjet praktike!”…shkruan Ischinger.

Ndryshe, javën që lamë pas për vizitë në Kosovë dhe Serbi ishin pesë të deleguar për dialogun.

Për vizitë ishin i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, ai amerikan Gabriel Escobar dhe këshilltarët e kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministres italiane.

Në fillim të vitit për vizitë ishte edhe i dërguari britanik, Stuart Peach.

Periudhën e fundit janë shpeshtuar vizitat me qëllim të intensifikimit të dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme