Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiq takohen sot në Ohër

Sot në Ohër do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet do të nisin në ora 10:00, ndërsa temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin propozim Kurti dhe Vuçiq u pajtuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

Ndërkohë në një intervistë ekskluzive për Alsat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se në Ohër shkon me një vullnet të mirë për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme