Dialogu Kosovë – Serbi, një nga top-prioritetet e BE-së

Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, sot ka prezantuar para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian në Strasburg Raportin e Progresit për vendet që duan të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, përfshirë edhe Kosovën.

Në këtë aspekt rol të madh ka edhe dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Agron Hoti, këshilltar i Ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës, ka thënë se çështja e bisedimeve ndërmjet këtyre dy shteteve është njëri ndër prioritet kryesore të Bashkimit Europian.

“BE-ja konsideron se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt”, ka thënë Hoti në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Edhe institucionet e Kosovës e kanë marrë me seriozitet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Beogradit. Ne duhet të hyjmë sa më të përgatitur në këtë proces”.

“Por, varet shumë edhe nga Bashkimi Europian se sa do të jetë i përkushtuar për ta arritur një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Besnik Vasolli, njohës i integrimeve evropiane, ka pohuar se dialogu duhet të çojë në një epilog të pranueshëm për të dyja palët.

“As Kosova dhe as Serbia nuk mund të arrijnë progres në BE derisa nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet tyre”, ka thënë Vasolli në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Të dyja shtetet duhet të jenë shumë konstruktive në këtë drejtim – një marrëveshje finale do të ishte e mirëseardhur si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë”.

Ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili ditë më parë ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të përfundojë pa u përfshirë në këtë proces edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Franca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme