Kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian karshi dialogut ka shfaqur presidentja e Kosoves Vjosa Osmani. Në një deklaratë për TV Klan ajo thotë se Serbia nuk ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve e asnjëhere nuk kritikohet nga BE-ja, ndersa me Kosovën ndodh e kunderta.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kritikuar rolin e Bashkimit Evrpian karshi dialogut Kosovë Serbi.
Në një deklaratë për TV Klan ajo ka kërkuar që Brukseli të respektojë parimin e barazisë së palëve.
VJOSA OSMANI- PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Është përshtypja ime si presidente e Republikës që BE akoma nuk ka folur me gjuhë të qartë sa i përket mosbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia në praktikë vazhdon të bëjë të kundërtën e asaj që e ka nënshkruar, por BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në raport me Serbinë, ku ata janë prezent në dialog, por e shfrytëzojnë prezencën si obstruksion, pra e bllokojnë cdo marrëveshje.
Ka përmendur kritikat e vazhdueshme të BE-së karshi Kosovës.
E sheh të rëndësishëm rolin e SHBA-së në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë Serbi.
I gjithë procesi i dialogut sipas saj do të jetë i fokusuar në njohjen reciproke.
Takimi i fundit në kuadër të dialogur në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuciq ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar./KlanMacedonia/