Ky takim do të mbahet në lidhje me marrëdhëniet në rajon dhe vazhdimin në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.
Ky është takimi i tretë i këtij lloji brenda këtij viti. Përfaqësuesja e Lartë dhe kryeministrat duhet të flasin për ngjarjet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për vitin 2018.
Kur është fjala për Serbinë do të diskutohet për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, shkruan Novosti.
Gazeta shton se Serbia dhe Mali i Zi do të hyjnë në BE në vitin 2025 nëse arrijnë t’i përfundojnë të gjitha reformat./Lajmi.net/