“Dialogu nuk ka logjikë nëse s’përfundon me njohje reciproke”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se nuk ka logjikë që Kosova të vazhdojë dialogun nëse nuk i jep fund njohjes së ndërsjellë me Serbinë, derisa marrëveshja për drejtësi e arritur në Bruksel është një nisje e gjyqësorit në veri.

Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk është perfekte, porse nëse rezistojnë si Kosovë, atëherë mund të shtrij ligjin sipas Kushtetutës edhe në atë pjesë të vendit.

Këtë deklaratë, kryeministri Haradinaj i dha pas pyetjes së deputetes Albulena Haxhiu se cili është qëndrimi i kryeministrit rreth kësaj marrëveshje.

“Marrëveshja për drejtësi është produkt i dialogut në Bruksel. Çfarë produkti, është një produkt i tillë të paktën e synon një nisje të gjyqësorit në veri. Kuptohet, nuk e quaj perfekte, por është një nisje e gjyqësorit në veri dhe është një ndryshim përmbajtësor për shtrirjen e ligjit edhe në veri, pra ligjit dhe Kushtetutës së vendit, sepse korniza dhe ligjet në bazë të cilit operohet janë ligji dhe Kushtetuta e vendit. Kur them nuk është perfekte, Kosova ka ende rrugë dhe punë të arrijë shtrirjen e ligjshmërisë në veri dhe të rendit”, theksoi Haradinaj.

Por, deputetja e Vetëvendosjes akuzoi Haradinajn se po i ndryshon qëndrimet nga ato që i ka pasur kur ishte në opozitë dhe tash kur është në pozitë.

“Zotëri kryeministër unë kam marrë të gjitha deklaratat e seancave sa keni qenë në opozitë që e keni kundërshtuar goxha shumë marrëveshjen për drejtësinë, e keni quajtur të dëmshme dhe në anë tjetër sot janë deklarime tjera, po duken se po ndryshohen deklarimet sapo të vini në pushtet dhe për karrige natyrisht. Pyetja shtesë, a jeni në dijeni se pala kosovare ka vendosur t’ia njehë të gjitha aktgjykimet e organeve ilegale që kanë vepruar në Kosovë”, u shpreh Haxhiu.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se nuk ka logjikë të vazhdohet dialogu në tërësi nëse përfundimi nuk është me njohje reciproke.

“Vlerësimi im në tërësi për dialogun është se pas marrëveshjes së prillit 2013ka një ngecje dhe i dini ato kualifikimet e mia që është humbur shumë kohë për Kosovën, është i tillë, mbetet i tillë, bazohet në substancë. Nuk ka logjikë që Kosova të vazhdojë dialogun nëse nuk i jep fund njohjes së ndërsjellë me Serbinë. Me kujtohet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e para, faqja e parë ka pasur stemën e Kosovës, në faqen e dytë njëfarë ngjitësi, OSBE ka qenë në mes. Tanimë nuk ka kësi situate, përdoret dokumentacioni i Kosovës. Ju thash që është një nisje jo perfekte, edhe besoj nuk ka dikush që e quan perfekte, por është një nisje. Nëse në këtë nisje si Kosovë jemi të qëndrueshëm, mund të rezultojë me një ligjshmëri të plotë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për mbajtjen në paraburgim të deputetëve të Vetëvendosjes për gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

“E para, edhe në një seancë paraprake e kam propozuar që të nxirret një nen përmes të cilit këto vepra që akuzohen deputetët, mund të aprovohen dhe të merret një vendim ose amnisti, që për veprat politike, për veprat që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës të ndërpritet kjo praktikë”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme