Dialogu Prishtinë-Beograd pritet të vazhdojë më 26 shkurt

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet që të vazhdojë më datë 26 shkurt. Të paktën kështu ka bërë të ditur televizioni publik serb.

“Është planfikuar që bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të zgjasin dy ditë, dhe pritet që rendi i ditës të jetë i ngjashëm me atë të takimit të janarit” bën të ditur RTS, transmeton Periskopi.

Takimi i fundit ndërmjet dy shteteve ishte ndërprerë pas ngjarjes së vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, shkruan Periskopi.

Temat që pritet të diskutohen në Bruksel janë, zbatimi i marrëveshjeve të arritura lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, lirinë e lëvizjes, administrimin e integruar të kufijve, drejtësinë, energjinë dhe çështje tjera të hapura.

Takimi i fundit ndërmjet dy shteteve në nivel teknik ishte në fundin e nëntorit të vitit 2016.

Avni Arifi është kryesues i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme