Diaspora e dobishme dhe e domosdoshme, “damari” kryesor financiar

Diaspora tashmë ka ngjallur energjinë tek secili qytetarë duke i dhënë hijeshi edhe fshatrave më të thella.

Për analistin Faton abdullahu ardhja e bashkatdhetarëve është e dobishme dhe e domosdoshme.

“Se a do të kemi edhe në të ardhmen Rita Ora, Dua Lipa, Luan Krasniqa, Xherdan Shaqira e shumë të tjerë si këta,  do të varet çfarë do të bëjnë në rend të parë partitë tona politike atje, e sidomos institucionet qeveritare dhe të tjera”, tha ai.

Abdullahu thotë se, institucionet tona nuk kanë arritur që të krijojnë lidhje të qëndrueshme e të vazhdueshme të diasporës me Kosovën.

Sipas tij, ekziston rreziku që diaspora jonë kështu të përçahet  edhe më shumë.

“Me sa jam i informuar si parti vetëm Vetëvendosja është e organizuar dhe aktive në diasporë tani për tani. Pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, ku VV-s ju shpagua investimi që ka bërë tash sa kohë atje, por edhe për shkak të një numri shumë të vogël të votuesve nga diaspora në përgjithësi, duket se edhe partitë tjera tash e tutje do të përqendrohen dhe të rikthehen me degët e tyre gjithandej. Për rrjedhojë kjo tani po bëhet e pashmangshme dhe në një mënyrë ekziston rreziku që diaspora jonë kështu të përçahet  edhe më shumë”, vlerësoi Abdullahu.

Analisti, Fatmir Sheholli vlerëson se diaspora është damari kryesor financiar i shtetit tonë, dhe do të ndikojë në ekonomi.

“Ardhja e diasporës është gjithmonë frytdhënëse. Diaspora është damari kryesor financiar i shtetit tonë. Por shteti deri sot nuk i është përgjigjur diasporës me vende për deputet dhe pozitë qeveritare. Në ketë kohë pandemie duhet kujdes kurse sigurisht që do të ndikojë në ekonomi”, deklaroi ai.

Aktualisht çështjet që lidhen me diasporën nga një ministri e veçantë janë zhvendosur si dikaster në kuadër të Ministrisë së Jashtme, por nuk ka patur ndonjë zhvillim konkret në lidhje me ndonjë strategji për të shfrytëzuar kapacitetet e qytetarëve jashtë Kosovës për lobim apo çështje tjera./A.Zeka/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme