Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19

Problemet ekonomike kanë filluar në shumë shtete në këtë kohë kur bota po përballet me pandeminë Covid-19.

Këto probleme padyshim se vërehen veçmas në vendet që nuk kanë ekonomi shumë të zhvilluar.

Ekspertët e kësaj fushe kanë filluar me paralajmërimet se vështirësi të shumta mund ta presin edhe shtetin e Kosovës.

E që për Kosovën, gjithmonë diaspora është e gatshme për ta ndihmuar, kjo është e dëshmuar. Një gjë e tillë po ndodh edhe së fundmi.

Fondacioni “Besa”së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe organizatën “GERMIN” përmes një fushate humanitare tash e disa javë po u vijnë në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë më shumë nevojë gjatë kësaj kohe.

Një ndihmë e tillë së fundi erdhi edhe për qytetin e Gjakovës, ku u bë shpërndarja e 200 pakove ushqimore bazë dhe higjienike, që të gjitha produkte vendore.

Njëherësh kjo ndihmë e fondacionit “Besa për Kosovës” nuk është ndër ndihmat e para për Komunën e Gjakovës.

Këto iniciativa humanitare ndihmojnë mes tjerash edhe fuqizimin e prodhimit në Kosovë që kompanitë kosovare ta marrin veten dhe njëkohësisht të ju ofrojnë ndihmë familjeve në nevojë.

Falë donacioneve që diaspora ka dhuruar gjatë kësaj kohe të përballje me pandeminë, Gjakova është komuna e 4-ët që ndihmohet nga kjo fushatë humanitare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme