Diasporës kosovare s’i pritet të zbresin në tokë, “kërcet” grushti në aeroplan midis mikut e dhëndrit

Në një aeroplan të mërgimtarëve që po vinte për në Kosovë ka ndodhur një rrahje.

Kështu kanë raportuar nj[ lexues që u ka dërguar mrfiave një video ku shihet qartë një rrahje midis dy personave në një aeroplan.

Sipas këtij lexuesi, personat e përfshirë në këtë rrahje ishin familjarë mes vete, më saktësisht rrahja ka ndodhur midis mikut dhe dhëndrit.

Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një nga linjat prej diasporës në Kosovë.

Sipas raportimit të blick.ch, përleshje ka vazhduar edhe pas uljes së aeroplanit pasi dy familjarët patën një përleshje tjetër edhe në parkingun e aeroportit.

Rasti është konfirmuar nga policia teksa u bë e ditur se dy personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar, transmeton lajmi.net.

Policia e kantonit të Zvicrës ka njoftuar se tashmë është në dijeni të incidentit, por sipas këtyre të fundit kjo gjë është përgjegjësi e autoriteteve kompetente franceze.

Aeroplani në fjalë ishte nisur në orën 16:00 nga Prishtina për në Basel.

Nuk janë të rralla rastet kur diaspora kosovarë përfshihet në përleshje e rrahje në Kosovë, por kësaj radhe miku e dhëndri kanë zgjedhur t’i qërojnë hesapet mes tyre ende pa zbritur në tokën e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme