Diell dhe vapë gjatë ditës, moti prishet në orët e pasdites

Sot në të gjithë Maqedoninë pritet mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri në 30 gradë, ndërsa pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri mesatare, dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të përforcohet në vende të caktuara.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 23 deri në 30 gradë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme