Dita e premte pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Deri në orët e mëngjesit moti do të jetë me vranësira, më pas orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në bregdet fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Deti i forcës 1-2 ballë.