Çdo ngjarje , lëvizje ,luftë , betejë e shqiptarëve duhet shikuar me një sy pak kritik , pa eufori dhe pa parapëlqime individuale; mënyra e jonë e klasifikimit duhet të bëhet në kontekst me kohën në të cilën janë luajtur tragjeditë mbi kokën tonë ;shpesh na përvidhen personazhet të cilat për kundër rolit të tyre negativ ne ose nuk i përmendim dhe i anashkalojmë ose i glorifikojmë në masën vetëkënaqësisë.
“Këta ishin e ç’na ishin? Na ishin një herë këta ‘baballarët’ e kombit (Ali Shukriu, Sinan Hasani e Azem Vllasi) që luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e cilësuan, hiq më pak se ‘kundërrevolucion’. Dhe kundërrevolucioni sipas marksistë-titistëve jugosllavë donte të thoshte: te luftosh pushtetin e klasës punëtore te Jugosllavisë, të luftosh kundër ‘vëllazërim bashkimit’ e rendit socialist që na paskëshin ndërtuar ata.( nga Jakup Krasniqi )
Siç dihej, më 11 dhe më 26 mars 1981 shpërthyen demonstratat e studentëve të Universitetit të Kosovës. Ishte kjo një revoltë e akumuluar ndër breza shekuj me radhë, duke kaluar nga veprimtaria e organizatave dhe e grupeve ilegale, që ishin sakrifikuar, në kërkesa të hapura dhe legale. Studentët e atij brezi u gjakosën, dolën përballë armatës jugosllave vetëm me forcën e shpirtit shqiptar. Rezistenca e tyre u parapriu të gjitha çështjeve të pazgjidhura etnike, për të cilat u njoftua bota në vitet që pasuan. Rinia shqiptare në ish-Jugosllavi zbuloi jo vetëm gjendjen kritike të popullit të vet, por edhe konfliktin që ekzistonte i mbuluar në shkallë universale historike njerëzore dhe kombëtare në Ballkan.
Diferencimi mori hov sidomos pas nderrimit te z.Mahmut Bakalli, dhe ardhjes se z. Azem Vllasi ne krye te Komitetit Krahinor te LKJ-es. Se pari filloi ne Universitet.
Në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së KAS të Kosovës dhe Kryesisë së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, mbajtur menjëherë pas demonstratave të 11 marsit, Azem Vllasi, si më i eksponuari i grupit të fundit, në fjalimin e tij, veç tjerash vuri në dukje, se parullat si: “Bashkimi bënë fuqinë, poshtë revizionistët, lironi shokët tanë etj”., tregojnë qartë se në to është i përzier “armiku”. Përkundër insistimit të Mahmut Bakallit dhe përkrahësve të tij, që demonstratat të mos vlerësohen si “armiqësore”, me shumicë të votave, në mbledhje u vendos si vijon:
Masat për diferencim u ndërmorën gati në të gjithë lëmenjtë e jetës, duke filluar nga mjedisi jetësor e gjer atje ku veprohej e punohej. Diferencimet kryheshin ndaj punëtorëve, nxënësve, studentëve, ndaj kuadrove të shquara arsimore, kulturore, shkencore e politike. Mirëpo, kuptohet shënjestër e pushtuesit ishte universiteti, ngase edhe më herët ishte sulmuar nga shumë politikanë vendorë e shtetëror duke e quajtur atë si “bastion të nacionalizmit shqiptar”, andaj i tërë mllefi dhe i tërë pezmi u zbraz në të.
Diferencimet ndaj intelektualëve në Kosovë kishin filluar menjëherë pas lufte, dhe në listat e zeza të Sigurimit shtetëror u ndodhnin gati të gjithë studentët shqiptar që studionin brenda e jashtë vendit dhe ata intelektual të pakët që kishte Kosova. Pjesa më e zgjedhur, më e arsimuar e më e përgatitur vuajti në mundime të papërshkrueshme në burgjet e kampet e shfarosjes, shumë humbën jetën ndër torturat më barbare e, edhe më shumë, u vranë dhe u pushkatuan zajeve e përroskave pa ju ditur ende as vendi i eshtrave të shenjta.
Diferencimi mori hov sidomos pas nderrimit te z.Mahmut Bakalli, dhe ardhjes se z. Azem Vllasi ne krye te Komitetit Krahinor te LKJ-es. Se pari filloi ne Universitet. Pjesa me e madhe e intelektualve heshtete, ose pa bere ze i ngritete gishtat per te denuar demonstratat. Te pakte ishin ata qe i denonin demonstratat ne menyre energjike.
Akademiket Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Mark Krasniqi, Dervish Rozhaja, Rexhep Qosja, Fehmi Agani, Nexhat Daci e tj., kurre nuk i denuan demonstratat si kunderrevolucionare (kujto Akademik Hadrin kur i thot Azem Vllasit vellacko, ruaje njerin gisht per vehte, se per mua njeri te mjafton), ndersa mund te thuhet lirishte se intelektualet e vetem qe hapur e mbrojten kerkesen per Republiken e Kosoves ishin: i nderuari Mr. Ukshin Hoti (intelektuali dhe luftetari me i sakrifikuar per Republiken e Kosoves), Mr. Halil Alidemaj, rexhisori E. Kryeziu, Dr. Muhamet Ternava, Mr. Sh. Recica e ndonje tjeter, por ata u burgosen menjehere.
Gjaku i shqiptarit do të vuante edhe egërsinë e shfrenuar të ideologjisë komuniste me pabesit, gjyqet dhe tradhtitë duke lënë rrugës së gjatë të kaluarit 50- vjeçare një nga një martirët e vet të lavdishëm.
Instituti i Historisë së Kosovës u sulmua jo vetëm që ishte shumë i rëndësishëm për historiografinë kombëtare, por një arsye tjetër ishte shumë më urgjente dhe shumë më e rëndësishme ngase aty ishte dhe vepronte shtylla kryesore e historiografisë shqiptare, drejtori i Institutit të Historisë Akademik Ali Hadri, shkencëtari që me argumente kishte polemizuar me shumë historian serbë për çështjet e historiografisë shqiptare. Me plot guxim ai iu kundërvu atyre dhe me argumente mbrojti të vërtetën shkencore që për ata shkencëtar ishte një debakël i plotë. Shovinistet serbë i frikoheshin atij dhe shkollës që kishte ngritur. Profesori Ali Hadri ishte koka vet e historisë, i pathyeshëm ndër stuhitë e kohës. Andaj, diferencimi (eliminimi) ideopolitik ishte i mirëseardhur për nacionalistët serbë.
Nga viti 1981-1983 nga procesi arsimoro-shkencor në Universitetin e Kosovës u larguan 25 mësimdhënës me grada të ndryshme shkencore, prej të cilëve tre ishin akademikë: Akademik Ali Hadri, Akademik Fehmi Agani, Akademik Gazmend Zajmi.
Donika Gervalla shkruan : Komunisti jugosllav Azem Vllasi – jo më falni: ish-kryetari i komunistëve jugosllav të Kosovës është shembulli që marr shpesh, kur fëmijëve të mi përpiqem t’iu shpjegoj se pse duhet të vdiste gjyshi i tyre. Azem Vllasi është personifikimi i „shqiptarit të ndershëm“, i cili me shumë privilegje personale, të paarritshme për qytetarët e thjeshtë të Kosovës u bë sekretar i rinisë socialste të Titos (diktator i pamëshirshëm,) dhe dora e djathtë në Kosovë e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic. Njëkohësisht është Azem Vllasi shembulli më i qartë se Sllobodan Millosheviçi e pa të humbur Kosovën që në fund të viteve të 80-ta, kur filloi të mos iu besonte më madje as shërbëtorëve të tij më të bindur në Kosovë si Azem Vllasi. Ky regjim, shërbëtor i bindur i të cilit ishte Azemi, përshkoi Kosovën nga viti 1981 dhe deri në vitin 1999 me një gjurmë brutale të shtypjes, gjakut dhe respresionit shtetëror ndaj shqiptarëve.
Kohë e gjatë 1981- 1999 , miq të dashur i të vërtetës së Kosovës ! Sot e asaj ditee pësoi shkollimi në Kosovë .
Referencat për të lexuar më shumë
-Donika Gërvalla: Azem Vllasi ishte dora e djathtë e Milloshevicit
-Sabile Keçmezi- Basha: Diferencimet ideopolitike ndaj intelektualëve shqiptarë në Kosovë 1945-1990
-Qerim Lita Demonstratat e vitit 1981 në observimet e organeve më të larta të LKJ
-Tefik Ramadani-Qarri “Demonstratat e vitit 1981, përmbysen idenë e jugosllavizmit”
-Jakup Krasniqi: Azem Vllasi i ka faqet sa Banati