Dy makina janë djegur përgjatë natës në qytetin e Shkodrës orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dy automjete tip “BMË” dhe “Benz” shkrumbohen nga flakët.
Makinat janë në pronësi të shtetasit Erdi Kraja.
“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMË”, në pronësi të shtetasit E. K.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia.
Ndërkohë Shkodra nuk ka gjetur qetësi orët e para të mëngjesit, pasi 4 minuta më vonë ndodhi shpërthimi nga një lëndë plasëse e montuar pranë banesës së R.G., por pati vetëm dëme materiale, teksa po punohet akoma për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit/eve të saj.
LEXO EDHE:
Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një banese, detajet e para