Janë djegur dy vetura të Komunës së Zveçanit, rreth një orë e 40 minuta pas mesnate.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se të lënduar nuk ka, ndërsa dyshohet për zjarrvënie.
“Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha gjithashtu ai në një përgjigje për Klankosova.tv.