Katër automjete janë djegur gjatë natës së kaluar në hyrje të Shkodrës, ndërsa mësohet se ato ishin parkuar pas një pallati. Sipas policisë djegia dyshohet të jetë e qëllimshme.
Hetuesit kanë dyshime se autoret kane patur për qëllim të digjnin mjetin që kishte në përdorim shtetasi Gazmend Dushku, një Audi A 6 me targë AB 006 GD e cila është djegur plotësisht.
Po ashtu, duke qenë se ishin të parkuara afër këtij automjeti, janë djegur edhe tre mjete të tjera, një tjetër Audi A 6 dhe një automjet Golf dhe një Opel. Këto dy të fundit janë djegur pjesërisht.
Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes e lajmëruar nga banorët po punon për zbardhjen e djegies./GSH



