Digjet autobusi me mërgimtarë që ishin nisur për në Kosovë, raportohet për të lënduar

Rreth 30 mërgimtarë pasditen e djeshme kishin marrë rrugë nga Gjermania për të ardhur për vizitë në Kosovë. Por gjatë rrugës atyre iu dolën disa probleme. Një shkëndijë brenda autobusit bëri që i gjithë autobusi të përfshihej nga flakët. Sipas udhëtarëve, në mesin e tyre ka edhe të lënduar. Ngjarja ndodhi në orën 03 pas mesnate në kufi mes Kroacisë dhe Serbisë. Udhëtarët për momentin janë duke qëndruar në ambientet e Kryqit të Kuq në Kroaci.

Një shkëndijë e vogël ka bërë që autobusi i kompanisë ‘DevaTours’ nga Gjakova të përfshihet nga flakët mesnatën e ditës së diel në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë. Brenda autobusit në momentin kritik ishin 29 udhëtarë që kishin marrë rrugë nga Gjermania për të ardhur në Kosovë. Nga paniku për të dalë nga autobusi janë lënduar disa persona. Kështu i ka thënë Expressit një nga personat që ishte në autobus.

“Është lënduar shoferi, ai ka dashtë me e thyer dritaren për të dalë ne nga autobusi. Ka edhe udhëtarë të tjerë të lënduar. Për momentin jemi duke qëndruar në ambientet e Kryqit te Kuq këtu në Kroaci”, ka thënë një udhëtar i cili ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Nga flakët dhe prishja e autobusit të gjithë udhëtarët kanë kaluar natën në Kroaci.

Gazeta Express ka biseduar me zyrtarë të kompanisë turistike të autobusëve ‘DevaTours’. Ata kanë thënë se udhëtarët janë mirë dhe se shumë shpejt pritet që të kthehen në Kosovë.

“Ka pas një problem. Jemi duke u marrë me to. Një shkëndije ka bërë që autobusi të kaplohet nga flakët. Udhëtarët janë duke qëndruar në një hotel. 29 udhëtar kanë qenë në autobus. Shumë shpejt autobusi tjetër do t’i marrë ata”, ka thënë një nga përgjegjësit e kompanisë.
Ndërkaq, sipas udhëtarëve aksidenti ka rezultuar edhe me të lënduar. Ata thonë se të gjitha valixhet e tyre kanë mbetur brenda autobusit dhe janë djegur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme