Digjet automjeti i komandantit të policisë kufitare në veri

Automjeti tip ‘Benz E-class’, pronë e komandantit të policisë kufitare G-31 në Bërnjak afër Leposaviqit, është përfshirë mbrëmë pas mesnate nga flakët e fuqishme të zjarrit, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm derisa automjeti ishte i parkuar para banesës së togerit të policisë, që ndodhet afër Qendrës së studentëve në veri të Mitrovicës.

Burimet më tej kanë shtuar se dyshohet që zjarri ndaj automjetit të komandantit të policisë ka qenë i qëllimshëm. Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë duke shuar zjarrin, ndërsa edhe pjesëtarë të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme