Digjet Muzeu Kombëtar i Brazilit, përmbante mbi 20 milionë artikuj

Një zjarr i madh ka përfshirë Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, institucioni më i vjetër shkencor në vend.

Zjarrfikësit po merren me zjarrin në ndërtesë, e cila përmban më shumë se 20 milionë artikuj në përmbledhjen e saj.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për ndonjë lëndim në zjarrin e së dielës.

Muzeu, i cili dikur shërbeu si vendbanim për familjen mbretërore portugeze, festoi 200 vjetorin e saj në fillim të këtij viti.

Drejtori i muzeut u shpreh se kjo ishte një ‘tragjedi për kulturën’.

Një anëtar i stafit tha se menaxherët e projektit kanë hasur vështirësi ‘të tmerrshme’ në sigurimin e fondeve për burimet e pallatit.

Bibliotekari Edson Vargas da Silva, është cituar nga mediat lokale të ketë thënë se ‘ndërtesa ka dysheme prej druri dhe përmban shumë materiale të cilat digjen me shpejtësi siç janë letrat dhe dokumentet’.

Rio de Janeiro është në krizë. Rritja e dhunës, rënia e thellë ekonomike dhe korrupsioni politik janë kombinuar për ta bërë qytetin një hije të asaj që dikur ishte. Vetëm në vitin 2016 ajo po organizonte Lojrat Olimpike, një ngjarje për të cilën Brazili derdhi miliarda dollarë.

Ky ishte një muze që shumë e panë për shumë kohë të injoruar dhe të pafinancuar, ndërsa tani, me pasoja shkatërruese për trashëgiminë e Brazilit.

https://www.youtube.com/watch?v=NuQ1DBC0NvI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme