Digjet një objekt në Pejë, të lënduar 13 persona, mes tyre edhe fëmijë

Një zjarr që kaploi ndërtesën pesë katëshe në qytetin e Pejës, ka lënë të lënduar 13 persona, mes të cilëve fëmijë, dhe policë që po kryenin detyrën.

Në një video të dërguar në Kohavision, një person dëgjohet duke thënë se i ka brenda ndërtesës dy fëmijë të vegjël teksa shihen ekipet e shpëtimit duke u ngjitur shkallëve drejt ndërtesës.

Por sot është konfirmuar se nuk ka ndonjë viktimë të zjarrit, përveç se disa persona janë lënduar. Në komunikatën e policisë thuhet se ekipet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve të katit që morri flakë.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar trembëdhjetë persona, pesë prej tyre zyrtarë policore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thotë Policia.

Të gjithë banorët janë evakuuar nga kjo ndërtesë pesëkatëshe, ndërsa disa persona janë transportuar në spital. Në mesin e atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës si pasojë e helmimit nga tymi.

Zjarri është lokalizuar ndërsa vlera e dëmit nuk është përcaktuar. Rastin, janë duke e hetuar njësitet policore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme