Vetura e një qytetari serb është djegur në orët e para të së dieles.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq, rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Lidhur me këtë ngjarje detaje për Klankosova.tv ka dhënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun Veton Elshani.
Elshani tha se nuk kanë identifikuar ende ndonjë të dyshuar.
“Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, tha ai për Klankosova.tv