Digjet xhamia në Drenoc të Deçanit

Një ngjarje aspak e pëlqyeshme ka ndodhur mbrëmë në Kosovë.

Rreth orës 21:00, zjarri ka kapluar xhaminë në Drenoc të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Ai ka thënë se nuk ka detaje të tjera se si ka ardhur deri te djegia e xhamisë, ndërsa ka shtuar se rasti po hetohet.

“Mund të konfirmoj se xhamia në Drenoc të Deçanit është djegur; detaje të tjera momentalisht nuk kam. Policia është duke e hetuar rastin,” kanë qenë fjalët e tij.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie, por në është kështu, kemi të bëjmë me një ngjarje sa të turpshme, aq edhe me një minë me sahat për ekuilibrin e brishtë të Kosovës pikërisht ditën kur në Mitrovicë mbërrin treni serb nga Beogradi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme