Gazetare: Melihate Rrustemi
Studentët e universiteteve publike në vend vlerësojnë se procesi akademik në to akoma vazhdon të zhvillohet sikurse në shekullin e kaluar pavarësisht ndryshimeve teknologjike që tashmë kanë përjetuar thuajse të gjitha institucionet. Studentët e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup thanë se dixhitalizimi është bazë që një universitet të mund të funksionojë në mënyrë të drejtë dhe profesionale.
“Mungesa e digjitalizimit i shtyn studentët në labirinte administrative që shumë vështirë tejkalohen dhe të cilat në një farë mënyre paraqesin frustrim dhe obstruksion përvojën akademike në kuadër të bashkësisë ku qëndrojnë studentët. Regjistrimi i semestrit, zgjedhja e lëndëve, paraqitje e provimeve dhe të tjera fatkeqësisht në universitetin tonë akoma zhvillohen në letër duke marrë shumë kohë dhe energji,” Viktorija Postolovska, studente.
Vesa Sherifi tha se mungesa e dixhitalizimit vështirëson edhe sigurimin e materialit mësimor, posaçërisht për drejtimet mjekësore.
“Zakonisht, materialet që i marrim përmes internetit janë në gjuhë të huaja. Do të ishte shumë mirë nëse këto materiale të jenë koncize dhe në bashkëpunim me kurikulat që ne i kemi në universitetet tona. Kjo e bën procesin shumë më të ngadalshëm për shkak që duhet të bëhet seleksionimi i materialit nga vet studentët. Ajo që po synojmë është edhe digjitalizimi i materialeve që do ta bënte këtë proces shumë më të lehtë për studentët në Maqedoni,” Vesa Sherifi, studente.
Ndryshimet rreth dixhitalizimit tashmë i ka nisur Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip. Studentët e tij thanë se kjo ka lehtësuar shumë qasjen ndaj materialeve mësimore dhe kursimin e kohës për të mësuar.
“Gjithashtu kemi e-bibliotekën ku kemi qasje në mbi një mijë tituj të lirave ku studentët mund të regjistrohen falas dhe të kenë qasje te të njëjtat. E kemi të zhvilluar mirë e-postën ku pa ndërprerje kemi komunikim me profesorët dhe asistentët për çdo gjë kemi nevojë. Kjo është e domosdoshme dhe shumë lehtësuese për studentët që vijnë nga qytetet tjera, nuk kanë nevojë të presin me orë dhe radhë të gjata,” Sara Denkova, studente.
Kohë më parë, sipas një analize të Forumit për ndryshime në Arsim, dixhitalizimi i universiteteve publike ne vend lë shumë për të dëshiruar ndërkohë që gjendja momentale e tyre është sikurse ajo e shekullit 20. Mes tjerash nga ky forum kërkojnë synojmë vendosjen e sistemit “zero dokumente” ku të gjitha shërbimet administrative do të kryhen pa nevojën e printimit të ndonjë letre, fuqizimin e indeksit dixhital dhe asgjësimin e indeksit në formë të letrës dhe transformimin e të ashtuquajturës sporteli për pyetje studentore. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu tha se shoqëria nuk është gati për dixhitalizim, jo për shkak të teknologjisë apo infrastrukturës, por për shkak të mungesës së burimeve njerëzore për ta zbatuar atë. /alsat.mk