Numri i votuesve, tashmë dihet.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të drejtë vote kanë 1 milion e 872 mijë e 941 persona.
E nga ta, 155 mijë janë të rinj, njofton Klan Kosova.
Kjo u bë e ditur të mërkurën, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare.
Nga këtu iu bë apel të gjithë votuesve që të kërkojnë për vendvotimin e tyre në faqen e KQZ-se, për çdo ndryshim të mundshëm.
Kronikë nga Klan Kosova.