Dijamantit i jepet lamtumira e fundit

Mijëra njerëz janë mbledhur në Ropicë të Vushtrrisë për të marr pjesë në varrimin e Dijamamt Zabërgjes, 21 vjeçarit që u vra në Muhih të Gjermanisë, bashkë edhe me tetë persona të tjerë, nga të cilët edhe dy vajza tjera me prejardhje nga Kosova.

Varrimi i tij u bë rreth orës 14:00, ndërsa trupi i pa jetë ka arritur në Kosovë mbrëmë vonë rreth mesnatës.

Pjesëmarrës në varrim ka fytyra të ndryshime publike, në mesin e tyre edhe zyrtarë nga Qeveria e Kosovës e institucione tjera, raporton lajmi.net.

Të pranishëm në varrim janë edhe ministri i Diasporës, Valon Murati dhe zv.ministri i Punëve të Jashtme Valon Murtezaj. Në këtë varrim është parë të jetë prezent edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Dijamant Zabërxha, Armela Sagashi dhe Sabina Sulaj, janë tre të rinjt e vrarë në sulmin e ndodhur të premten më 22 korrik, në një qendër tregtare në Munih.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme