Dikiq merret në pyetje për rreth shtatë orë

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Ish-kreu i xhandarmërisë serbe, tashmë gjeneral në pension, Bratislav Dikiq është marrë sot në pyetje në Prokurorinë e Malit të Zi për rreth shtatë orë.

Sipas informacioneve të para, Dikiq u mor në pyetje për rrethanat në të cilat ai u gjend në Mal të Zi, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit.

Gjatë seancës së djeshme, sipas të përditshmes ‘Podgorica’, Dikiq është njoftuar me dëshminë që Prokuroria ka kundër tij.

Ndërsa për shkak të procedurës nuk dihet ende se çfarë saktësisht prokurori i ka thënë Dikiq-it, transmeton Indeksonline.

Dikiq është i dyshuar që së bashku me një grup kanë organizuar një sulm terrorist në Mal të Zi. Ndërsa ditë më parë nga ‘Podgorica’ është njoftuar se Dikiq ishte ankuar se nuk ndjehet i sigurt apo se kishte frikë “nga të burgosurit me kombësi shqiptare”./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme