Dikoviq: Statusi i pazgjidhur i Kosovës, kërcënimi më i madh për Serbinë

Gjenerali i Forcave të Armatosura i Serbisë, Ljubisha Dikoviq, ka thënë se rreziku më i madh i sigurisë të Serbisë është statusi i pazgjidhur, siç e ka quajtur ai, i krahinës jugore serbe (Kosovës) dhe pavarësisë së saj të deklaruar “në mënyrë të njëanshme”.

Këto deklarata Dikoviq i ka bërë në një intervistë për “News Evening”, ku ka folur edhe për rrezikun e terrorizmit në rajon dhe luftimin tij, transmeton lajmi.net.

Në këtë rast, ai ka shfrytëzuar mundësin të diskutojnë edhe për Republikën e Kosovës, dhe shtetësinë e vendit që tashmë është njohur nga 115 vende të rëndësishme të botës.

“Terrorizmi është armiku numër një në botë, që në mënyrë të barabartë na kërcënon. Do të krijojmë një mënyrë të pajisur, të trajnuar në mënyrë efikase nga forcat e armatosura, të cilat do të jetë pengesë e fuqishme për të gjitha sfidat e sigurisë”, ka thënë Dikoviq. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme