Dikur e kishte pyetur Ilir Dedën “a ke qen në shtëpi?”, tani Hysen Durmishi garon me numrin e njëjtë që dikur e kishte Deda!

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi ishte ndër personat më të zëshëm në Lëvizjen Vetëvendosje që kishte dalur kundër përfshirjes së Ilir Dedës në këtë Lëvizje.

“I kam shpreh këto qëndrime për Ilir Dedën edhe në Këshillin e Vetëvendosjes dhe kemi pas debat, mirëpo kur merren vendimet në Këshillin e Përgjithshëm ato respektohen. Çfarëdo kanë qenë ato pastaj i kam respektuar ato. Derisa nuk merren vendimet ka demokraci, kur merren ato më nuk ka demokraci në Vetëvendosje”, kishte deklaruar Durmishi.

Në opinion ishte ngjallur një debat i ashpër pas një statusi në llogarinë e tij në Facebbok, ku Hysen Durmishi e kishte pyetur Dedën nëse ‘rastësisht ke ndonjë qen në shtëpi?”, menjëherë pasi që Deda nga pozita e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje kishte kritikuar këtë subjekt dhe qeverisjen në Komunën e Prishtinës.
“Ilir Dedes nuk di çka ti them pos të ja bëj një pyetje: a mos rastësisht ke ndonjë qen në shtëpi?”, ishte statusi që kishte sinjalizuar se Ilir Deda nuk do ta ketë gjatë në këtë Lëvizje, përderisa Durmishi është edhe njëri prej themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dhe për ironi, rastësisht apo qëllimisht, derisa Ilir Deda kishte kandiduar në zgjedhjet e vitit 2014 me numrin 100, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, numri 100 në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje tani i takon pikërisht, Hysen Durmishit.

Përndryshe, Ilir Deda bashkë me Mimoza Kusari – Lila në këto zgjedhje do të garojnë në koalicion me LDK dhe AKR./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme