Dikur i braktisur e i uritur, sot i gatshëm për në shkollë (Foto)

Një fëmijë i uritur i cili u la për të vdekur nga prindërit e tij të cilët mendonin se ai ishte një magjistar është fotografuar së fundmi plot gëzim derisa ai pritet të shkojë në ditën e tij të parë në shkollë.

Fotografitë e djalit të vogël të njohur si Hope, nga Nigeria, përcjell Telegrafi, prekën zemrat e botës vitin e kaluar pasi një punëtore bamirësie gjeti atë dobësuar dhe i mbushur me krimba, pasi u braktis nga prindërit e tij.

Duke bërë një rikthim të mrekullueshëm të gjendjes së tij shëndetësore dhe emocionale, tashmë djaloshi pritet të nisë shkollimin e tij.

Ai ishte gjetur në gjendje të mjerueshme vitin e kaluar në një rrugë nga Anja Ringgren Loven, një grua daneze që jeton në Afrikë, në janar 2016.

Ajo postoi një fotografi ku djaloshi shihet duke pirë ujë nga një gotë të cilën e mbante ajo. Djaloshi ishte gjetur pasi kishte qëndruar i vetëm dhe i rrezikuar nga krimbat.

Më as ai u dërgua në spital, prej nga edhe filloi jeta e tij ndryshe. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme