Lëvizjes Vetëvendosje së fundi i janë bashkuar shumë anëtarë të rinj, ku lideri i kësaj lëvzjeje nuk heziton të prezantojë ata si intelektual e persona të duhur për Vetëvendosje, ani pse këta të anëtarësuar më parë kritikonin ashpër parimet e kësaj lëvizjeje. Një i tillë është edhe Donik Sallova, i cili ishte kritik i madh i Kurtit, ndërsa sot ai e mirëpriti në partinë e tij.
Donik Sallova, ka qenë kundër protestave që organizonte Albin Kurti, madje kishte një artikull të gjatë kushtuar kësaj të botuar në një gazetë, me titull “Protestë jo revolucion”.
Sallova ka qenë edhe në Lidhjen Demokartike të Kosovës, pastaj edhe në Alenacën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, dhe së fundit e ka gjetur veten edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.
Albin Kutri e ka mirëpritur në partinë e tij, Sallovën duke treguar edhe një profil të jetës politke të tij.
“Nga viti 2013, Donik Sallova punon si profesor në Fakultetin e Administratës Publike të Kolegjit AAB. Studimet themelore për shkenca politike i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato postdiplomike për teori politike në Universitetin e Tiranës”.
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të tij:
Donik Sallova është doktor i shkencave politike. Ai sot u anëtarësua në Lëvizje. Bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, e mirëpritëm ne selinë qendrore.
Nga viti 2013, Donik Sallova punon si profesor në Fakultetin e Administratës Publike të Kolegjit AAB. Studimet themelore për shkenca politike i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato postdiplomike për teori politike në Universitetin e Tiranës.
Doniku është 32 vjeçar. Në vitin 2017, ai ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temën “Politika e ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar”. Prej shumë vitesh është kontributor në opinionin publik si politolog me analiza, kolumne dhe opinione për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe trevat tjera shqiptare. Ka të botuar disa artikuj shkencorë me tematika mbi çështjet e identitetit kombëtar, decentralizimit etnik në Kosovë, politikave denacionalizuese të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, sfidave të shtetndërtimit të Kosovës dhe domosdoshmërisë së bashkimit kombëtar etj.
Me Donikun në VETËVENDOSJE! jemi më të fuqishëm në mendim dhe më të sigurt në veprim drejt sfidave, pra fitoreve, të reja.