Dikur shpëtoi nga makina e deputetit: Si u arrestua ‘Kumbari’ i Shkodrës

Policia e Shkodrës arrestoi dje 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës. Ndaj Pllanajt, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për 3 akuza: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Disa orë më pas, policia e arrestoi 44-vjeçarin, pasi dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndertimi.

Gjykata ka vendosur sekuestron e këtij objekti që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro. Pllanaj është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.

Edhe pse pa lejen përkatëse të autoriteteve, Bardhok Pllanaj ka ndërtuar një pallat gjigant me 10 kate në qytetin e Shkodrës. Ndërtesa gjendet në lagjen “Rus” dhe kap një vlerë prej 2 milionë eurosh. Pallati është vendosur në sekuestro, pasi përveçse është ndërtim i paligjshëm, dyshohet se është ndërtuar me para që kanë ardhur nga trafiku u drogës. Ndërtimi është kryer nga firma e Planajt “Old-B”, të cilën e pezulloi përkohësisht pasi u shpall në kërkim dhe e riaktivizoi disa muaj më pas, kur arriti të dilte si person i papërfshirë në drogën e kapur në Lagunën e Vilunit.

Panorama shkruan se Bardhok Pllanaj njihet si biznesmen me lidhje të forta politike. Ai dyshohet se është marrë me aktivitetin e trafikut të drogës drejt Italisë dhe Malit të Zi. Grupi tij, ku dyshohet se janë përfshirë dhe politikanë, ka arritur që të trafikojë me dhjetëra ton kanabis drejt Italisë. Planaj u shpall në kërkim në tetor të vitit 2014. Më 30 shtator të atij viti, “Guardia di Finanza” ndoqi një skaf ku trafikantët për t’i shpëtuar ndjekjes hodhën në det 8 çanta hashashi, me peshë prej 210 kilogramësh.

Ndërsa në operacionin e dytë u arrit të sekuestroheshin 15 çanta me 594 kilogramë. Në pranga ranë me dhjetëra persona, ndërsa rezultatet e operacionit u publikuan 10 ditë më vonë nga ana e Policisë së Shtetit. Pas shpalljes në kërkim më 1 tetor 2014, Planaj dyshohet se i ka shpëtuar arrestimit nga ana e Policisë duke lëvizur me automjetin e Mark Frrokut, që në atë kohë ishte deputet. 44-vjeçari ka lëvizur me makinën e Frrokut nga një lokal në Kombinat për të shkuar në Laprakë dhe më pas i ka humbur vëzhgimit të Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme