Dikur u premtonte punësim banorëve të Hades e Shipitullës, tash i quan matrapazë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka quajtur matrapazë banorët e Shipitullës pas një takimi që ka pasur me  menaxhmentin e KEK-ut.

Por, menjëeherë pasi të bëhej kryeministër dhe para fushatës së zgjedhjeve lokale, kryeministri ishte “heroi” i banorëve të Hades dhe Shipitullës, të cilët po presin me vite për shpronësim adekuat të pronave të tyre.

Ai ka vizituar më shumë se një herë banorët e fshatrave dhe drejtuesit e Korporatës Erngjetike të Kosovës.

Në mbrëmjen e 12 shtatorit, ai u ka premtuar banorëve shpronësim të shpejtë si dhe punësimin e nga një anëtari të familjes.

“Kryeministri Haradinaj iu tha banorëve të katër lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit se zgjidhja e problemit të tyre do të bëhet me angazhimin e plotë të të gjithë mekanizmave dhe Qeverisë. Ai tha se do të bëhet rivlerësimi i pronave dhe njëkohësisht do kërkojë edhe punësimin e nga një anëtari të familjeve të dy fshatrave në Obiliq”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për takimin e para tre muajsh.

Kryeministri Haradinaj në takimin me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Obiliqit, kishte qenë i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe menaxhmenti i KEK-ut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme