Dikush në Deçan u armatos për ta ndihmuar ROSU-n që ta ndalë trenin serb (Foto)

TentImi nga Serbia që ilegalisht ta fuste sot në Kosovë trenin e linjës Beograd-Mitrovicë, ka bërë që kosovarët të frustrohen maksimalisht.

Kjo është hera e parë që pas një kohë, shqiptarët e Kosovës të ndjehen seriozisht të rrezikuar nga Serbia, prandaj edhe ka pasur reagime të ashpra.

Në adresë të lajmi.net kanë ardhur fotografi nga një vend i Deçanit, ku disa persona shihen të armatosur me kallashnikov dhe të cilët kanë thënë se kanë qenë dhe janë të gatshëm që t’i përgjigjen Serbisë në çdo kohë.

Për fat të mirë, treni serb u ndalua në Rashkë dhe nuk arriti të hyjë në Kosovë pas urdhrit që njësia speciale e Policisë së Kosovës të dislokohet në kufirin kosovaro-serb, në pjesën verore të vendit.

decana4

decana3

decana2

decana1

decana

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme