Dikush po ngadalëson hetimet për vdekjen e Astrit Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka mbajtur sot një konferencë për rastin e Astrit Deharit, me c’rast tha se familja e avokati kanë kërkuar hetim ndërkombëtar, por sipas tij, dikush po e ngadalëson këtë punë.

“Familja nuk ka kërkuar vetëm ti shohë dokumentet që ka krijuar policia dhe prokuroria. Familja Dehari ka bërë kërkesën menjëherë pas rastit për hetim ndërkombëtar. Kuvendi ka nxjerr rezolutë që lejon hetimin. Qeverisja Mustafa me Ministrin e Drejtësisë kanë bërë përpjekje për të mos lejuar një hetim ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Sipas tij, ish ministrja e Drejtësisë ka kërkuar edhe përndjekje të ndërkombëtarëve që kanë marr pjesë në obduksion.

Kurteshi theksoi se kryeministri Haradinaj kishte premtuar hetim ndërkombëtar, por deri tani nuk është ndërmarr asgjë.

“Pas një viti që nuk është bërë asgjë, familja ka takuar kryeministrin me kërkesë të lejimit të hetimit ndërkombëtar. Qeveria ka marr vendim që të lejohen 50 mijë euro për hetim ndërkombëtar. Tashmë kanë kaluar dy muaj e gjysmë dhe familja nuk ka asnjë informatë në lidhje me rastin”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme