Dilaver Bojku ishte përplasur ashpër me Ziadin Selën

Sot është vrarë njëri prej biznesmenëve të Strugës, Dilaver Bojku – Leku. Emri i Bojkut ka qenë i lakuar në publik për raste të ndryshme të krimeve të rënda, mirëpo më i freskët është rasti i përplasjes së tij më ish kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Sela kishte marrë kërcënime nga Bojku i cili ishte pronar i Blu Sky në bregun e lumit Drin, me përmbajtjen “Do të pastroj prej Strugës”. Shkak per keto kercenime ka qene kerkesa e shkruar nga komuna ne adrese te Lekut qe te largoje nje pjese te lokalit derisa ne anen tjeter nga ana e kompanise qe meret me renimin e objekteve pa leje do te renohet. Kërcënimet nga ana e biznesmenit kontrovers Bojku ndaj kreut të komunës së Strugës Ziadin Sela, kishin ardhur si pasoj e paralajmërimeve nga ana e vetëqeverisjes lokale që të heqin objeketet e përkohshme të dhëna me koncesion.

Ziadin Sela, kishte shkuar në stacionin policorë të Strugës për të denoncuar kërcëcnimin që ka marrë sipas tij prej biznesmenit Dilaver Bojku-Leka.

Si rezultat, vetë uzurpatorët i kishin çmontuar terrasat. Mirëpo, këtu nuk kishte përfunduar sherri midis Bojkut dhe Selës. I ndjeri pretendonte se “grupi i Ziadin Selës ia kishte sulmuar vëllaun”. Këto pronocime ai i kishte bërë publike në media.

”Kur ka ndodhur incidenti vëllai im ka qën në udhëtim e sipër,kur në një momentë makina i është goditur nga prapa nga një makinë.Ai, akoma pa dalë nga makina është sulmuar fizikishtë nga një grup prej disa personash në krye me sekretarin e Komunës të cilët përvec se e kanë goditur fizikishtë, e kanë goditur edhe me qytën e një pistolete e cila sic jam informuar ka qënë në pronësi e kryetarit të Komunës së Strugës.Pas këtij sulmi, vëllai ka marr trajtimin e mjekësor dhe të thuash se ai ka sulmuar i vetëm një grup prej disa personash flet vetë për genjeshtrën e tyre. Më duhet të them me keqardhje se përvec se ai u sulmua në momentin e incidentit, vëllai me vete në makinë kishte më shumë se 20 mijë euro të cilat mungojnë”,thekson ai.Dilaver Bojku-Leku në këtë prononcim thotë se ai nuk ka pasur asgjë personale me kryetarin e Komunës së Strugës dhe në kohën e zgjedhjeve lokale edhe ka kontribuar brenda mundësive në fitoren e tij, por pasi ai ulet në karriken e kryetarit njerëzit e tij të afërm thotë ai në disa raste kanë tentuar ta shantazhojnë”, kishte deklaruar Bojku .

Sot u raportua se Bojku u vra me plumb në kokë, ndërsa Ministria e Brendshme ka deklaruar se është duke e hetuar rastin dhe se ende nuk ka të dyshuar lidhur me këtë vrasje./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme