Dimër në pranverë, reshje të dendura dëbore në veri të vendit! Ja si paraqitet situata

Edhe pse jemi në fundin e muajit të dytë të stinës së pranverës, dimri duket se nuk është larguar ende plotësisht.


Veriu i vendit është zbardhur nga reshjet e dendura të dëborës, të cilat vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme (21 prill).

Pamjet që shihni  vijnë nga aksi Bogë- Theth.

Për shkak të prezencës së madhe të dëborës, borëpastrueset kanë dalë në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë të saj.

Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore. Shumë zona në veri të vendit dhe në juglindje janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme