“Sot ZNAM së bashku me të gjithë përkrahësit e saj po shkruan një histori të re në skenën politike maqedonase. Mund të konfirmoj se në bllokun politik maqedonas lindi forca e tretë politike në vend, të cilën synojmë ta konfirmojmë dhe ta përmirësojmë edhe më tej në periudhën e ardhshme, në mënyrë që një ditë qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin diçka të re, tha Maksim Dimitrievski”, deklaroi lideri i Lëvizjes ZNAM dhe kandidati për president të Maqedonisë, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.