Peshkopi Teodosije sot pasdite ka vizituar Manastirin e Banjskës, për t’u njoftuar për ngjarjet që kanë ndodhur në dhe rreth manastirit dje dhe sot.
Dioqeza thotë se e rëndësishme është se në manastir nuk u gjetën gjurmë gjaku dhe gjatë gjithë ngjarjeve nuk pati viktima brenda mureve të manastirit.
Dioqeza thotë se murgjit dhe as pelegrinët nuk kanë pasur ndonjë përfshirje në ngjarjet tragjike të ditës së djeshme.
Në njoftim thuhet se manastiri po kthehet gradualisht në normalitet.
“Kisha jonë mbetet e përkushtuar fuqishëm që të gjitha çështjet në Kosovë dhe Metohi t’i trajtojë në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut, duke dënuar të gjitha format e kërcënimeve dhe dhunës”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/