Diplomaci me akraballëk

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nuk është biznes familjar. Është një nga dikasteret kryesore të Qeverisë, por aty punojnë motrat Vlorë e Aromë Baraliu, dhëndëri i tyre, Imer Lladrovci dhe tezakja, Hatmane Krasniqi.

Vlorë Baraliu-Dobra është rekrutuar më herët në ministri, ndërsa Aromë Baraliu-Demiri ka nisur frik punën në Departamentin për çështje konsullore, dhe është transferuar aty nga Zyra e kryeministrit, kur ishte punësuar si “zyrtare e lartë për grumbullim dhe përpunim të informatave” në gjysmën e 2014-s, në të cilën kohë kishte zgjedhje nacionale në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Imer Lladrovci është diplomat në Konsullatën në Vjenë. Ndërkaq, Hatmane Krasniqi është asistente në kabinetin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj.

Të gjithë nga këta, përpos Lladrovcit, janë nga Suhareka, komunë nga e cila është edhe vetë ministri Hoxhaj. Nga Suhareka është edhe Leurata Berisha, mbesë e Hoxhajt, e cila për një kohë ishte asistente e ministrit, por në përfundim të këtij mandati MPJ-ja e ka bërë pjesë të stafit të rregullt, nëpërmjet një konkursi publik.

Më pas, është graduar dhe është përcjellë në misionin diplomatik në Cyrih. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme