Diplomacia e Berlinit: Gjuhë e hidhur për Serbinë, e ëmbël për Shqipërinë dhe Maqedoninë të Veriut

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të mbështesin sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë për agresionin në Ukrainë.

Pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Baerbock tha se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë bërë të qartë se e shohin të ardhmen dhe sigurinë e tyre brenda Bashkimit Evropian dhe kanë mbështetur sanksionet evropiane ndaj Rusisë.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë, nëse doni të bëheni një anëtar i BE-së, gjë që dëshiron Serbia, është shumë e rëndësishme që të mbështesni politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe sanksionet përkatëse në momente të tilla”, tha Baerbock.

Ndërsa duke thënë se vendet që e shohin të ardhmen e tyre në BE nuk duhet të zhgënjehen, Beerbock tha se kjo është veçanërisht e vërtetë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në radhë të parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Prandaj, është përgjegjësia jonë të fillojmë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në gjysmën e parë të vitit. Është një hap që tashmë është shumë vonë”, tha Baerbock.

Duke thënë se e kishte diskutuar këtë çështje me ministrin e jashtëm të Bullgarisë, Berbock i bëri thirrje Bullgarisë që të hapë rrugën për rihapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke komentuar situatën aktuale në Ukrainë, Baerbock theksoi se ukrainasit e dinë se liria, pavarësia dhe siguria e tyre mund të mbrohet vetëm me armë dhe shtoi se BE-ja do të intensifikojë furnizimin me armë për Ukrainën në të ardhmen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme