Diplomatët amerikanë: Dialogu të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

Instituti amerikan Lindje-Perëndim dhe Komiteti Kombëtar për Politikë të Jashtme në SHBA, ka publikuar një raport me titull “Koha për veprim në Ballkanin Perëndimor”.

Ky raport është realizuar nga presidenti i Institutit Lindje-perëndim dhe ish-ambsadori i Amerikës në Serbi, Cameron Monter. Gjithashtu raportin e ka ideuar edhe ish i dërguari amerikan në negociatat për statusin e Kosovës, Frank Wisner.

Në këtë raport thuhet se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

“SHBA duhet të inkurajojë BE-në për t’i dhënë një shtysë të re dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog duhet të çojë në faktin se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, thuhet në rekomandim, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij raporti, as Kosova dhe as Serbia nuk mund të bëhen pjesë e BE-së, pa normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Amerika duhet ta bëjë të qartë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, në rrugën e saj drejt BE-së”, thotë raporti.

Diplomatët amerikanë kërkojnë edhe që KFOR-i të mbetet në Kosovë.

Tutje thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të vëmendshme nga ndikimet e jashtme. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme