Diplomatët evropianë lëshojnë sallën në momentin kur ministri rus nisi fjalimin në OKB

Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan teksa ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov mbajti fjalim me video-lidhje në Konferencën e OKB-së.

Një video e postuar nga delegacioni francez tregon se si dhjetëra zyrtar largoheshin nga salla, kur Lavrov e nisi fjalimin e tij.

“Largohuni nga BE-ja dhe partnerët e saj gjatë deklaratës së ministrit Lavrov në Konferencën për Çarmatimin këtë mëngjes për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhej në Twitter.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre, siç i quajti ai, masa “të egra” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës./TV21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme