Matematika, fizika , historia dhe disa degë të tjera rrezikojnë të mbyllen në universitetet e rretheve. Shifrat deri më tani tregojnë se në Universitetin e Vlorës këtë vit 3 programe studimi nuk kanë asnjë studentë të regjistruar , ndërsa në degën e matematikes janë regjistruar vetëm 4 te rinj.
ZV/REKTORJA E UNIVERSITETIT ISMAIL QEMALI
FROSINA LONDO
“Kemi reazlimi të kuotave në infermieri , mami, tek shkencat , inxhinieritë që në fazën e parë dhe drejtësi”
Edhe në universitetin e Korçës situata është e njëjtë.
DHIMITËR BELLO
REKTOR I UNIVERSITETIT TË KORÇËS
“Më dobët shkencat e natyrës. Filozofi, matematikë, fizikë, kanë shumë pak të regjistruar”.
Ndërsa Drejtori i Kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta strime.
DREJTORI I KURRIKULAVE NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT
BUJAR MUHARREMI
“ Ka disa degë që nuk kanë qenë aktive , si gjeografi , italisht, gjermanisht, historia, fizika kompjuterike”.
Në Shkodër 14 degë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” kanë të regjistruar nga 1 deri në maksimumi 5 studente, ç’ka tregon se me mbylljen e fazës së parë të pranimeve, ato rrezikojnë të mos hapen. Historia, trashëgimia kulturore dhe frëngjishtja nuk kanë asnjë student. Në krizë të thellë është edhe drejtësia që dikur mbushej që në raundin e parë.
JULIAN KRAJA
SHEF I DEPARTAMENTIT TË LËNDEVE PARAKLINIKE “ Ka pasur një interes sidomos për degët e infermierisë dhe mamisë”.
Ndërkohë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dy programe Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Filozofi Sociologji rrezikojnë të mbyllen këtë vit, pasi interesi i maturantëve ka qenë më i lartë te degët si infermieri e përgjithshme, mami dhe programet studimore në fushën e shkencave kompjuterike. Universiteti i Gjirokastrës nga ana tjetër nuk do të ketë asnjë program të mbyllur për këtë vit. Interesi aty ka qenë më i pakët për degët e mësuesisë por që nuk rrezikojnë mbylljen.