Disa funksionarë të BDI’së – o më të ndershmit e kësaj bote, o hajdutë më të shkathët të Ballkanit?!

Më pyesin pse disa funksionarë të partive tjera shkojnë në paraburgim posa akuzohen për hajdutëri, apo shkelje ligjore, ndërkaq këta të BDI-së nuk i kap ligji edhe kur pasurohen brenda natës?!
Kjo dukuri ka vetëm dy shpjegime logjike: ose funksionarët e BDI-së janë më të ndershmit në Maqedoni e në Ballkan – çka duhet të na bëjë krenarë të gjithë neve shqiptarëve të këtushëm, ose funksionarët e përjetshëm të kësaj partie – që rrotullohen nëpër kabinetet ministrore gjatë dy dekadave të fundit – aq mirë e kanë ‘qëndisur’ ombrellën mbrojtëse institucionale, sa ajo i bënë të paprekshëm e të pandëshkueshëm hajdutët dhe kriminelët e kësaj partie.
Andaj nëse ka ndonjë të vërtet në pohimet se BDI’ja nuk i jep hajdutët dhe kriminelët e vet, atëherë do del puna se gabimi më i madh që ka bërë sekretari i përgjithshëm shqiptar i Qeverisë – që përfundoi në paraburgim, si i akuzuar për hajni – është se e ka gabuar partinë!
Por, nëse është e paqartë se çka i bënë të paprekshëm disa funksionarë të BDI’së, një gjë është e sigurt: qofshin më të ndershmit e kësaj bote, qofshin hajdutë më të shkathtë të Ballklanit, ata nuk e kanë të lehtë.
Nuk e kanë të lehtë sepse, siç është e rëndë të mbrosh ndershmërinë duke bashkëpunuar me hajdutët e partive tjera, po aq peshon edhe hajnia që duhet ta mbulosh me ndershmëri të rrejshme! (Kim Mehmeti)/sakte.net
May be an image of 1 person and text

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme