Disa të vërteta që nuk i keni ditur për deputetin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi!

“Jeta ime, bota ime është libri”, kështu ka deklaruar në intervistën Saktë sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, i cili ishte në krye të projekteve të mëdha të shtëpisë botuese në Maqedoni “Logos A”, para se të vendoste të mirrej më politikë.

Përndryshe, shtëpia botuese Logos A ka shpërndarë rreth 100.000 libra, botime shqip të kësaj shtëpie botuese, me rastin e 100 vjetorit të pavarëisë të Shqipërisë.

Në BESË sot janë shumica e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të cilët pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 kanë varur armët dhe janë kyçur në jetën sociale. Ne kurrë nuk e kemi theksuar këtë ngaqë nuk kemi dashur që të luajmë me ndjenjat e njerëzve, e as të përfitojmë poena politk. Kështu pati deklaruar, Afrim Gashi, në intervistën Saktë. Ai kishte zbuluar edhe një të vërtetë pak të njohur për publikun, se me origjinë është shqiptar nga Kosova.

“Unë jam kosovar me prejardhje. Gjysmën e familjes e kam në Kosovë. Dhe këtu ndjehem në shtëpinë time”, këtë informatë e ka zbuluar për publikun e gjerë në fund të intervistës, Afrim Gashi.

Përndryshe, Gashi do të jetë deputet i parlamentit të ardhshëm të Maqedonisë ngaqë ai fitoi besimin e votuesve në Shkup, Kumanovë, Likovë dhe vendbanime të tjera shqiptare që përfshiheshin në njësinë zgjedhore nr 2../Sakte.net