Asnjëherë nuk munden dot të shkëputen nga ideologjia e tyre marksisto- leniniste, nën frymën e LPK-së, një organizatë me qëndrime totalisht marksisto-leniniste. E tillë është kryesia e sotme e veteranëve të ish- UÇK-së.
Të mbushur vrerë dhe helm nga sëmundja patologjike e urrejtjes ndaj frymës rugoviane, nuk lanë gjë pa bërë e pa fyer kundër babait të shtetit të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Për të ardhur keq, që vlerat e UÇK-së sot kinse mbrohen nga njerëz, që në fakt s’kanë të bëjnë asgjë me frymën e vërtetë të një lufte çlirimtare. Një luftë çlirimtare ka synim kryesor armikun, në këtë rast serbin, jo luftën për pushtet.
Ndonëse, filluan me çdo mjet luftën e përbaltjes kundër presidentit Rugova, asnjëherë nuk arritën qëllimin e tyre të vërtetë. Ata që dikur e shpallën edhe tradhtar, mandej i dogjën flamurin e Dardanisë, së fundi refuzuan edhe ftesën e kryeministrit Haradinaj që të përkulën para varrit të babait të shtetit të Kosovës. Nuk kanë faj këta që nuk i përkulën, vërtet jo. Sikur mos të ishte presidenti Rugova këta do vazhdonin të shpifnin çdo gjë për veten e tyre, duke u mveshur me tiparet e Skënderbeut e të heronjve të gjallë. Dhe nën këtë maskë të vazhdonin të vjedhin dhe zhvatnin çdo gjë që iu del përpara.
Këta që s`kanë lënë as minjtë e shtëpisë pa i futur në lista të veteranëve të UÇK-së, ende vuajnë nga sëmundja e inferioritetit. Kjo ka një shpjegim “alla” shqiptarë, duke mos mundur asnjëherë të krahasohen me figurën markante dhe kolosale të presidentit Rugova, nuk iu mbet asgjë pos ta urrenin atë.